Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të burgosurit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë, të mbështetur nga organizata joqeveritare Help Kosovo kanë filluar punën në Autoservisin e kësaj qendre.
Kjo është bëre e ditur përmes një njoftimi, raporton arbresh.info
Njoftimi i plot:
Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, , të burgosurit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë, të mbështetur nga organizata joqeveritare Help Kosovo kanë filluar punën në Autoservisin e kësaj qendre.
Të burgosurit e QKS-së, përveç se kanë aktivitete të shumta, zhvillojnë edhe aktivitete me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës kohë më parë ka pranuar donacion nga organizata joqeveritare “Help Kosovo” të gjitha pajisjet e Autoservisit.
Ky është vetëm njeri nga donacionet e “Help Kosovo”, i cili i dedikohet aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese.
Përmes këtij donacioni, në QKS do të angazhohen në punë rreth dhjetë të burgosur, e që gradualisht synohet edhe në rritjen e aktiviteteve brenda qendrës, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në mirëmbajtjen, servisimin dhe pastrimin e veturave të SHKK-së.
Gjatë kryerjes së punës, të burgosurit monitorohen dhe mbështeten nga automekanikët e qendrës, të cilët njëherit janë edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në Autoservisin e QKS-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me “Help Kosovo” për projekte të tilla edhe në të ardhmen, e po ashtu dhe me të gjithë donatorët tjerë./arbresh.info/



Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...