arbresh.info pasditen e sotme ka raportuar për arrestimin e tre personave në Prishtinë.
E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se të arrestuarit dyshohen për shmangie të obligimeve doganore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për arbresh.info se veprimet janë ndërmarr në koordinim me prokurorin kujdestar dhe me zyrtarin e Doganës.
“Lidhur me informacionin paraprak ju njoftoj se pas verifikimeve rasti është proceduar si “Shmangie e obligimeve doganore”. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në koordinim me prokurorin kujdestar dhe me zyrtarin e Doganës”, ka thënë ai.
Hoxha ka shtuar se të dyshuarit janë liruar ndërsa mallrat janë konfiskuar.
“Personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt , ndërsa furgoni me mallra dërgohet në terminal doganor”, ka thënë më tutje Hoxha./arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime