Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit që e ka pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në lidhje me bllokadën në kuvend.
Haradinaj tha se Osmani ka shqetësim pasi afati i përcaktuar nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese po ecë shpejt dhe se ajo u interesua mbi pozicionin e AAK-së se si mund të dalë Kosova dhe parlamenti nga kjo bllokadë.
“Situata është bukur e rëndë, pasi kemi shpresuar se pas vendimit të Kushtetueses, VV-ja do ta kthej praktikën në votim të hapur. Kemi shpresuar që do të mbërrinim edhe tek ndonjë kandidat konsensual, që do t’ia jepnim votën”.
“Ne qëndrimet i kemi dhënë me kujdes në mënyrë që ta ndihmojmë gjendjen. Kemi kërkuar që të kthehet praktika e votimit, që të votojmë. Sikur të kthehet praktika e hapur, shpresojë që do të votojmë”, tha Haradinaj,.
Tutje, ai u shpreh se për kandidatët që nuk janë në preferencat e tyre do të votojnë ‘kundër’, por sipas tij, për një kandidat konsensual do të votojnë ‘për’.
“Edhe për ata që nuk kemi votë, do të votojmë kundër, por për kandidatë konsensual do të votojmë për. Kjo është përparësia dhe shpresojë që ta gjejmë një rrugë si të kthehemi te votimi i hapur”, tha ai.

Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...