Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës vizituan së fundi Beogradin dhe ky aktivitet bëri bujë në media. Mirëpo, në realitet ky ishte një takim joformal, e që s’kishte të bënte asgjë me takim ndërshtetëror.
Takimi mes deputetëve kosovarë dhe atyre serbë ishte në kuadër të një tryeze, e organizuar nga një organizata joqeveritare, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, raporton KTV.
Ilir Deda, njëri nga pjesëmarrësit, thotë se ky takim nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe dhe se ishte takim i karakterit joformal.
Megjithatë, perceptim krejt tjetër për këtë takim ka deputetja Ganimete Musliu. Ajo thotë se Kosova për herë të parë u përfaqësua si shtet në Serbi.
Edhe deputeti tjetër pjesëmarrës në këtë takim, Sadri Ferati, ka thënë se takimi ishte i karakterit joformal dhe se ishte vazhdimësi e takimeve të tjera të mëparshme të organizuara nga Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, i financuar nga shteti zviceran.
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...