Të paktën 208 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 52 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Filipine, pasi një tornado e fuqishme dhe vdekjeprurëse goditi vendin.
Tajfuni Rai është stuhia më e fuqishme që ka goditur Filipinet gjatë këtij viti dhe ndër më të rëndat të regjistruara ndonjëherë.
Mijëra policë, roje bregdetare dhe zjarrfikës po punojnë në terren për gjetjen e të zhdukurve dhe po ndihmojnë me ushqime dhe ujë.
Kryqi i Kuq në Filipine ka raportuar për “shkatërrim të plotë” në zonat bregdetare pasi tajfuni Rai shkatërroi shtëpi, spitale dhe shkolla. Linjat e komunikimit janë shkatërruar tërësisht në disa qytete.
Tajfuni Rai goditi Filipinet më 17 dhjetor dhe erërat arritën deri në 195 kilometra në orë. Shumica e viktimave kanë vdekur për shkak se janë goditur nga pemët dhe muret që janë rrëzuar, janë mbytur në vërshime apo janë bllokuar nën gërmadha pas rrëshqitjeve të dheut.
Numri i viktimave mund të ishte më i madh, por mijëra persona u evakuuan pak para se tajfuni të godiste Filipinet./tch
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...