Ish-Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri i AAK-së, ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafës, se taksa e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë duhet të largohet.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet”.
“Kosova e ka sfidë reformën në administratën e shtetit, kjo është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurr skam me u ndal me ndihmu këtë proces”, ka shkruar Tahiri.
“Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet”.
“Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë sot se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në”.
Mustafa ka thënë se në situatën aktuale është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të, dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar më tej se vetëm SHBA mund të përmbyll marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
Ndërkohë, sot afër Qeverisë së Kosovës është sulmuar me vezë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti. E sulmuesit e panjohur derisa kanë hedhur vezë në drejtim të Hotit, kanë thënë se taksa nuk bën të hiqet.
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...