Analisti i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, ka vlerësuar se qeveria “Haradinaj” ka mundësi të rrëzohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai ka thënë për “Zërin” se kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe liderët tjerë të vendit kanë synim që së pari ta suspendojnë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe e pastaj ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Dy subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje. Por njohës të çështjeve politike në vend thonë se ka mundësi të rrëzohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se nënshkrimet e deputetëve të LDK-së dhe ato të Vetëvendosjes sa i përket rrëzimit të Qeverisë janë të siguruara.
“Opozita e ka atë punë që t’i krijojë kushtet ta rrëzojë Qeverinë, sidomos këtë qeveri në të cilën kemi shumë vërejtje. Natyrisht për ta rrëzuar një qeveri është i domosdoshëm bashkëpunimi i opozitës. Është i natyrshëm bashkëpunimi i Vetëvendosjes me LDK-në. Gatishmëria, vullneti dhe nënshkrimet e deputetëve të Vetëvendosjes dhe të LDK-së janë dhe mund të bëhen pa humbur kohë. Ne kemi dëgjuar që edhe PSD-ja deklarohet e gatshme që të votojë, por kjo mbetet të shihet në momentin kur vërtet krijohen kushtet për një mocion”, ka thënë ai..
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...