Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë përmbyllur sot vizitën historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo vizitë është historike sepse për herë të parë u dëgjua zëri i Kosovës.
“Qytetarë të dashur të Kosovës, sot po e përmbyllim një vizitë historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Është historike, për shkak se për herë të parë u dëgjua zëri ynë. Për shkak se për herë të parë ishim të barabartë. Për shkak se krijuam argumente që rrugëtimi ynë, i historisë së Kosovës, që nga lufta çlirimtare, pavarësia e deri te provizionet tona në funksion të drejtave të njeriut janë unike”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/
Vdes 25-vjeçari i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve në...
Rama: Do të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugo...
Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë
Rubio zyrtarisht sekretar i Shtetit në SHBA
Më shumë se 900 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Ministrja Nagavci me aktivitete në Pjetërshticë dhe Petrovë