Tahiri: Ndërprerja e punës së Gjykatës në veri ishte vetëm gjatë kohës së protestës, tani puna është duke vazhduar

13:22 | 4 Dhjetor 2018

Komisioni për Legjislacion ka diskutuar lidhur me gjendjen në Gjykatën në veri të Mitrovicës. Në këtë komision kanë qenë për të diskutuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, dhe Bahri Hyseni nga Këshillit Prokurorial.

Ministri Abelard Tahiri ka thënë se nuk ka pezullim të punës në Gjykatat në Veri.

Në momentin kur është dhënë dorëheqja e kryetarëve të komunave unë kam ftuar komisionin evropian dhe USAID-in në takim ku e kemi bërë një vlerësim të gjendjes pas letrës që ka dërguar Nikolla Kabashiq në institucionet diplomatike. Ne tashmë nuk jemi duke u ballafaquar me mos punë të Gjykatës por protestat që janë duke u organizuar po bëhen para Gjykatës Themelorë në Mitrovicë. Ajo periudha dy orëshe po krijon vështirësi në punën e gjykatës, por deri më tani nuk kemi ndonjë paralajmërim për mos punën e gjykatësve nga komuniteti serb”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se nuk ka ngecje ku gjyqtarët ose prokurorët nuk dalin në punë.

Ishte vetëm periudha e protestës dy orëshe ku nuk kishte mundësi të punonte Gjykata. Deri sot nuk kemi ndonjë mosmbarëvajtje të Punës, por për të ardhmen padyshim që është shqetësim shkak situata politike në vend. Gjatë 10 viteve derisa e kemi shtrirë sistemin e drejtësisë në atë vend, jemi ballafaquar me probleme mirëpo gjatë këtyre viteve s’kemi pasur probleme në mbarëvajtjen e punës. Që nga dorëheqja e kryetarëve jam gjithmonë duke u angazhuar që sistemi politik të mos e afekton atë pjesë sepse është më së shumti e rëndë për qytetarët. Kemi bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor, dhe Këshillin Prokurorial. Në vizitë nuk kam qenë por kam marr shkresa nga kryetari i Gjykatës si zyrtari kompetent që e ka cekur vetëm periudhën e protestës”, ka theksuar ai/arbresh.info

�#LIVE Komisioni për Legjislacion diskuton lidhur me gjendjen në Gjykatën në veri të Mitrovicës

?#LIVE Komisioni për Legjislacion diskuton lidhur me gjendjen në Gjykatën në veri të Mitrovicës. Të ftuar janë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri; kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 4 décembre 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara