Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimin për pamundësinë e qytetarëve të Kosovës për të votuar, shkaku i rrugëve të papastruara, si pasojë e reshjeve të borës.
Tahiri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, që nga mëngjesi, kur janë hapur vendvotimet, ka marrë shumë reagime nga ana e qytetarëve të Kosovës, sidomos të atyre që jetojnë në pjesët rurale, të cilët po e kanë të pamundur që të shkojnë në vendvotimet e tyre për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike për të votuar për shkak të rrugëve tërësisht të bllokuara, shkruan Arbresh.info.
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për mospastrimin e rrugëve dhe kërkon nga institucioneve tona dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrin të gjitha masat që të mundësohet qarkullimi i qytetarëve. Po ashtu, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurohet që çdo qytetari që dëshiron të votojë, t’i mundësohet një gjë e tillë.”, ka thënë ai.
Sipas Tahirit, është tejet e rëndësishme që qytetarët të dalin për të votuar, sepse dita e sotme është manifestim i demokracisë, andaj PDK i fton të gjithë qytetarët që të mos dekurajohen pavarësisht kushteve atmosferike të gjejnë mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre.
“Edhe një herë, shpresojmë në reagim të menjëhershëm të autoriteteve përgjegjëse, derisa shprehim besimin e plotë që përkundër kushteve atmosferike, sot do të jetë një ditë shumë e mirë për Kosovën. Shqetësimi ynë i dytë është që shumë qytetarë që janë të infektuar me Covid nuk po u mundësohet të votojnë. “, ka përfunduar Tahiri./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e rrugëve po bëhet pandërprerë, kemi angazhuar 9 operatorë
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK