Pas kritikave të shumta për moslargimin e borës nga rrugët e Prishtinës dhe fshatrat përreth, ka reaguar Drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Medina Braha. Sipas saj rrugët po pastrohen pandërprerë, teksa thotë se në process janë angazhuar 9 operatorë, 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.
Tutje, Braha thotë se “ me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal”.
Deklarata e saj e plotë:
Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.
Kemi qenë vazhdimisht në koordinim me KKZ duke lehtësuar shpërndarjen e materialeve në vendvotimet brenda komunës sonë. Veçanërisht asistim më i madh është ofruar në pjesët rurale ku reshjet kanë qenë më të mëdha. Materiali i nevojshëm për votim ka arritur me kohë në të gjitha vendvotimet atje. Njëjtë, asistimin e nevojshëm do ia ofrojmë KKZ edhe pas mbylljes së vendvotimeve.
Kemi të angazhuar 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.
Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme poashtu e vështirësojnë gjendjen sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër.
Rrugët e papastruara nga bora kanë vështirësuar qarkullimin edhe në komunat e tjera të vendit.
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?