Shefi i Grupit i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, thotë se koeficienti i pagave që u publikua sot nga Qeveria e Kosovës do ta zbraz edhe më tutje vendin.
Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja pse PDK vendosi të bojkotojë seancën plenare, raporton arbresh.info.
“Vendosëm të mos jemi pjesë e kësaj seance si rezultat i pakënaqësisë tonë me koeficientin e pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E thamë edhe në seancë se ky është një koeficient i mjerimit, që thellon varfërinë në Kosovës, që demotivon të rinjtë e të rejat që nesër të jenë pjesë e shërbimit publik, pjesë e policisë, ushtrisë, zjarrfikësve. Është një pagë e papërballueshme, një pagë e cila e zbrazë Kosovën dhe e thellon varfërinë në Kosovë”, tha Tahiri.
Ky koeficient, sipas tij, nuk ju ka nënshtruar një debati në kuadër të Parlamentit të Kosovës, pra, sipas Tahirit, ky është një diktat që vjen nga kryeministri Kurti, një koeficient të cilin e ka përcaktuar ai personalisht.
“Sot për sot do ta bojkotojmë seancën, dhe më tutje do vazhdojmë të shprehim pakënaqësitë tona sa i përket politikave në vendin tonë”, tha Tahiri./arbresh.info/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...