Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për situatën e krijuar rreth përpjekjes për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, nismë kjo e filluar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët me një peticion prej 15 mijë nënshkrimeve iu drejtuan Parlamentit të Kosovës.
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nuk e komenton nismën për shfuqizimin e Speciales.
“Siç jemi të informuar të gjithë ka qenë një përpjekje për shfuqizim të Gjykatës Speciale nga një grup i deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Ajo ka mbet aty ku ka mbet dhe unë nuk do ta komentoj se a ka qenë iniciativë e drejtë apo e padrejtë mirëpo unë do të punoj konform ligjeve që janë në fuqi”, tha Tahiri.
“Kam dëgjuar shumë thënie se kjo gjykatë nuk e gjykon luftën por i gjykon individët e caktuar. Me thanë të drejtën pak më duket e pakuptimtë kjo punë sepse nuk mund të gjykosh individë të caktuar që kanë udhëhequr luftën e mos ta gjykosh luftën e UÇK-së. Ajo është e pamundur”, shtoi Tahiri.
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...