Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar edhe njëherë nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë për të zbardhur fatin e personave të zhdukur nga lufta e Kosovës.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Njëzet vjet pas luftës, familjarët ende presin të din çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre.
Në kërkimin e vazhdueshëm për të identifikuar të dashurit e tyre dhe për t’iu dhënë qetësinë e përhershme, familjarët përballen me pritje të gjata dhe me mos gatishmërinë e shtetit serb për të mbyllur këtë kapitull të dhimbshëm të jetës së tyre.
Presioni nga shtetet e Bashkimit Evropian duhet të jetë i vazhdueshëm, në çdo takim me zyrtarët nga Beogradi, deri në hapjen e arkivave dhe informimin e plotë se çfarë ka ndodhur me trupat e qytetarëve nga Kosova.
Pikërisht për këtë gjë, vitin e kaluar me një letër zyrtare, kam kërkuar nga homologët e mi në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të mbajnë Serbinë përgjegjëse për këtë krim.
Dua edhe njëherë të falënderoj ministren e Drejtësisë të Francës, Nicole Belloube që në letrën e saj i ka dhënë mbështetje të plotë kërkesë sime.
Serbia duhet të dëshmojë se është e gatshme të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga politika e Millosheviqit, të respektoj konventat ndërkombëtare, por mbi të gjitha, të tregohet humane dhe të zbardh fatin e 1647 të zhdukurve, prej të cilëve mbi 100 janë fëmijë. /arbresh.info/
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...