Syla i AAK-së publikon dokumentet e radhës që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

11:08 | 10 Tetor 2020

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka vazhduar të publikojë dokumente që faktojnë krimet serbe në Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi.

“Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë së Serbisë. Në këtë lum, rreth 500 kilometra larg Prishtinës, u gjetën mbetjet mortore të dhjetëra motrave e vëllezërve tonë, masakruar në kuadër të gjenocidit serb në Kosovë. Në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi”, ka shkruar Syla.

Posimi i plotë:

Danubi i Vuçiqit

Danubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq.

Në këtë lum, rreth 500 kilometra larg Prishtinës, u gjetën mbetjet mortore të dhjetëra motrave e vëllezërve tonë, masakruar në kuadër të gjenocidit serb në Kosovë.

Në dokumentet që kam publikuar sot, është vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllëzerve Bytyqi. Dëshmitari me inicialet D. F., në vitin 2001 ka qenë anëtar i “Grupit punues” që ka marrë në pyetje më shumë se 30 persona për rastin e mbetjeve mortore të shqiptarëve të gjetura në Danub. Poashtu, ky person ka marrë në pyetje edhe të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Fakti më interesant është se anëtar i këtij grupi punues ka qenë edhe Milorad Veljoviç, i cili ishte deri para dy viteve Drejtor i Policisë së Serbisë, e po ashtu edhe pjesë e aparaturës që kreu krime në Kosovë!

Debati publik që po zhvillohet në Serbi këto ditë, po zbulon fakte të reja. Nenad Çanak kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, citoi liderin demokrat serb Gjingjigj të ketë thënë: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. ”

Të njëjtat fjalë i konfirmoi edhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq.

Ndërkohë tribunalet ndërkombëtare janë të zënë me trajtimin e luftëtarëve të lirisë, e nuk kanë kohë për krimet dhe kriminelët e vërtetë. E ne vazhdojmë të jemi pranë viktimave, duke kërkuar drejtësi për ta, dhe vazhdojmë të solidarizohemi me familjarët që humbja e të dashurve në mënyrën më makabre, iu la plagë të pashërruara në shpirt.

Danubi i VuçiqitDanubi ndanë në dy pjesë Beogradin ku gjendet selia e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq. Në këtë…

Publiée par Gazmend Syla sur Samedi 10 octobre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara