Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot shtëpinë e djegur të qytetarit serb në fshatin Veriq të Istogut.
Bashkë me Sveçlën të pranishëm ishin edhe Policia e Istogut si dhe Njësia Rajonale e Hetimeve nga Peja, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka kërkuar që sa më parë të zbardhet rasti si dhe u ka ofruar ndihmë policisë për këtë rast.
Postimi i plotë I Sveçles:
Sot së bashku me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja vizitova shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.
Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast.
Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis./Arbresh.info
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...