Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës, sot gjatë një aksioni në veri të vendit, ka zbuluar tre raketa hedhës krahu, dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.
Sveçla, në një postim në Facebook, tha se terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.
“Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë. Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë. Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla, sot gjatë dite, ka bërë të ditur se në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan është realizuar një operacion policor nga i cili është identifikuar një punëtori në të cilën janë modifikuar armë të llojeve të ndryshme./Arbresh.info/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...