
Image ©Licensed to Parsons Media. 15/10/2025. London, United Kingdom. Western Balkans Summit: London 2025 – Day Two. Pictured: Delegates attend day two of the Western Balkans Summit - London 2025. Picture by Andrew Parsons / Home Office / Parsons Media
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim në Londër nga sekretarja për Punë të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Shabana Mahmood.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Mahmoodin e njoftoi për progresin e Kosovës veçanërisht në fushën e sigurisë.
“E njoftova për progresin e arritur të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, progres ky që vlerësohet edhe në raportet kredibile ndërkombëtare. E falënderova përzemërsisht Sekretaren Mahmood për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona. Partneriteti ynë mbetet i qëndrueshëm dhe me vullnet të plotë nga të dyja palët për ta thelluar edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...