Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot është shkatërruar një laborator për përpunimin e drogës në Leshak të Leposaviçit.
Sipas Sveçlës, në këtë laboratorë janë konfiskuar edhe pajisje të cilat arrijnë vlerën rreth 250 mijë euro, shkruan arbresh.info.
“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike. Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro”.
Ai ka përgëzuar njësitet e Policisë së Kosovës për këtë punë të suksesshme, duke shtuar se padyshim se organet e rendit dhe ligjit nuk do të ndalen së zbatuari misionin e përbashkët/arbresh.info/.


Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuar...
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...