Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë ka ndalur për kontrollë një veturë të dyshuar me targa vendore.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se ky është një tjetër sukses i Policisë.
“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë”, shkruan Ministri.
Tutje ai thotë se janë të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj ndaj çdo ilegaliteti që cenon jetën e qytetarëve.
“Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë”, shkruan Sveçla, transmeton Arbresh.info
Ndryshe Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë ka ndalur për kontrollë një veturë të dyshuar me targa vendore.
Gjatë kontrollit Policia ka sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore, tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar shtetas kosovarë, Y.H. (1998) dhe D.H. (1990), për transportim me narkotikë si dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 (katërqind mijë) euro”, bën të ditur njoftimi i Policisë, shkruan Arbresh.info
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa rasti i iniciuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e sub. narkotike – Neni 267 të KPRK-së’ procedohet tek njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë.
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...