Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë sa i përket zbatimit të marrëveshjes së fundit për pikë-kalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë, i bazuar në parimin “Hyrje-Hyrje”, si dhe për pikën Glloboqicë – Jazhincë ku shumë shpejt, me finalizimin e punimeve teknike do të fillojë zbatimi i të njëjtit parim.
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy ministrive, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë kufitare, luftimit të krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, si dhe forcimin e bashkëpunimit policor.
Sveçla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe theksoi se marrëveshja e fundit ndërmjet dy vendeve tregon gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe me këtë rast, ministri Sveçla shprehi gatishmërinë e Republikës Kosovës për të avancuar më tej marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në luftimin e të gjitha llojeve të krimeve.
Nga ana e tij, Toshkovski vlerësoi bashkëpunimin ekzistues ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe informatave për të garantuar siguri të qëndrueshme për qytetarët e të dyja vendeve.
Në fund të takimit, të dy ministrat u dakorduan për të intensifikuar kontaktet ndërinstitucionale dhe për të punuar së bashku në projekte të përbashkëta në kuadër të iniciativave rajonale dhe evropiane për siguri dhe rend./Arbresh.info

Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkom...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit p...
SHBA kërkon riorganizim të NATO-s dhe zvogëlim të trupave në...
Kancelari gjerman uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për ...
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew