Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së tri pompave të derivateve në veri të vendit, ku dy ishin në Zubin Potok e një në Mitrovicën e Veriut.
Sveçla tha se shkelësit e ligjeve dhe rregullova të Kosovës si “Nis Petrol”, e që sipas tij, është damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Kosovë.
“Krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite. Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë”.
“Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon.
“Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, shkroi ai.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...