Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka shmangur komentet përballë mediave lidhur me zhvillimet e pritshme në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Ai nuk ka dhënë përgjigje nëse gjatë kësaj seance do të votohet për kryetarin e Kuvendit, apo nëse është arritur ndonjë marrëveshje politike për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Deputeti i zgjedhur dhe njëherësh nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e tij do të propozojë sërish deputeten Albulena Haxhiu për këtë post./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...