Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ndau arritjet në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.
Sveçla kujtoi se 17% e territorit të Kosovës në atë pjesë më parë ishte në një situatë të rëndë të sigurisë dhe se vetëm falë veprimeve të ndërmarra atje është rikthyer siguria.
Në këtë periudhë, janë ngritur 9 nënstacione të reja për sigurinë kufitare dhe është siguruar infrastruktura e rrjetit të Valës dhe radiolidhjeve për Policinë e Kosovës.
Ministri Sveçla një pjesë të prezantimit e ndau për betejën në Banjskë të cilën e quajti fitore të rëndësishme për sigurinë e vendit ku u parandalua aneksimi i territorit të Republikës.
“Ne kemi fituar në Banjskë për shkak të përgatitjeve të mëdha paraprake”, tha ai, duke theksuar se shëmbëlltyra e asaj fitore është rënia e rreshterit Afrim Bunjaku.
Ministri Sveçla po ashtu kujtoi përmirësimet tjera që kanë ardhë me kthimin e sigurisë dhe sovranitetit në pjesën veriore duke kujtuar që tash në pjesën veriore shpenzojmë 35% më pak energji.
“Të gjitha sukseset tona nuk janë arritur vetëm për shkak të vullnetit të policëve ose të ministrisë së brendshme por edhe për shkak të vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje! që rendi dhe ligji, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, të jetë objektivi numër 1 i qeverisë Kurti”, tha në fund ministri Sveçla./Arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...