Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve të rinë serbë nga Policia e Kosovës.
Sipas Sveçlës kjo po ndodh si pasojë e kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.
Tutje ai kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.
“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter./Arbresh.info/
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës