Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se një zyrtar policor është suspenduar përkohësisht – 3 ditë, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng derisa ishte jashtë detyrës zyrtare.
Sipas IPK-së, rasti ka ndodhur në fshatin Hajkobillë të Komunës së Prishtinës.
“IPK përmes Linjës së Kaltër mbrëmë ka pranuar informacione lidhur me këtë rast me dyshimin se në një aheng në fshatin Hajkobillë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ka shtënë me armë zjarri në ajër”, thuhet në njoftim.
Kontrolli në këtë lokacion është kryer nga hetuesit e IPK-së së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit arma e zyrtarit policor është sekuestruar nga hetuesit e IPK-së për ekzaminim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe gjyqtari i procedurës paraprake, i cili ka lëshuar urdhrin verbal për të bërë një kontroll në këtë lokacion./BetimipërDrejtësi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...