Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagimin e sotëm, 11 maj 2024, të Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ndaj veprimeve të kundërligjshme të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
“Distancimi i Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës nga veprimet e kundërligjshme të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, për çka edhe është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se ka kryer veprën penale fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së, është i duhuri”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.
Tutje në njoftim thuhet se BSPK e përkrah fuqishëm reagimin e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi që veprimet e Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, janë të kundërligjshme.
“Veprimet e kryetarit Imer Zeqiri, përveç që janë kundërligjore, janë edhe tejet turpëruese dhe tejet të papranueshme në një organizim sindikal kur përgjohen koleget e kolegët, nënkryetarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, gjegjësisht Nënkryetarja e BSPK-së”, thotë BSPK-ja.
Gjithashtu BSPK-ja thotë se qëndron fuqishëm dhe palëkundur krah Sindikatës së Policisë së Kosovës në të gjitha veprimet e mirëfillta dhe të duhura në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës së punonjësve të Policisë së Kosovës./rtk
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?