Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se marrëveshja përfundimtare mund të nënshkruhet vetëm me një përfaqësim të gjerë të klasës politike.
Surroi, në RTV Dukagjini, ka thënë se Albin Kurti nuk është izoluar nga ndërkombëtarët për vet faktin që javën e ardhshme do të qëndrojë në Berlin për vizitë zyrtare.
Ai thotë se nuk duhet ndjekur politika e Hashim Thaçit në marrëdhënie ndërkombëtare pasi sipas tij “po të ndiqej Thaçi në Ramuje Kosova do të kishte mbaruar në vitin 1999”.
Shkrimtari thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk mund të arrijë marrëveshje i vetëm pa përfshirjen e qeverisë.
Ai thotë se edhe Ibrahim Rugovës i ishin ofruar letra për të nënshkruar në të kaluarën në Uashington por pa mbështetjen e pjesës tjetër “që ishin me armë në krahë” nuk mund të nënshkruante.
“Kujtojmë se Ibrahim Rugova në atë kohë kishte mbështetje popullore shumë më tepër se që ka sot Hashim Thaçi”.
Surroi thotë se ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese që drejtimin e negociatave ia jep qeverisë por me një rol të caktuar edhe për Presidentin.
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...