I ftuar në emisionin ‘A ShoW’ në News24, publicisti Veton Surroi ka analizuar ndër të tjera edhe figurat e udhëheqësve në Kosovë.
Veton Surroi tha se presidenti Hashim Thaçi ndjek vetëm interesin e tij personal dhe është i paditur, ndërsa kryeministrin Ramush Haradinaj e konsideroi si person me inteligjencë natyrale.
“Ai ndjek interesin personal dhe nuk njeh skrupuj për të ndjekur këtë interes personal. Ai është i paditur dhe me atë mos dije ka krijuar atë karrierë politike. Është i paditur në kuptimin e ndërtimit. Njeriu mund të jetë i ditur për të thyer një mur me matrapik, por duhet të jetë i ditur edhe për të ndërtuar murin. Ai është i ditur për thyer dhe për të penguar. Albin Kurti është larg njohurive që ka Hashim Thaçi. Ramush Haradanaj ka një inteligjencë natyrore dhe aftësi për të mbledhur informata”- tha Surroi.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...