Fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë sot patën një ditë ndryshe, teksa superheronjtë e filmave të animuar “zbritën” nga fasada e objektit për t’u sjellë atyre buzëqeshje dhe dhurata. Alpinistët e Klubit “Alpin Prishtina”, të veshur me kostume të personazheve të njohur, u lëshuan nga ndërtesa e klinikës dhe vazhduan më pas me shpërndarjen e dhuratave për të gjithë fëmijët.
Ky është viti i gjashtë që “Alpin Prishtina” e organizon këtë aktivitet, i cili tashmë është shndërruar në traditë.
Aktivitetit iu bashkua edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes për fëmijët e hospitalizuar.
“Faleminderit të gjithë partnerëve që tash e kanë bërë si një aktivitet të përvjetshëm, një moment gëzimi për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë. Natyrisht edhe ne jemi sot këtu për ta ndarë gëzimin që fëmijët e përjetojnë me superheronjtë, dhe për t’u dëshiruar shëndet dhe një fundvit të mbarë”, tha Vitija
Edhe Banka Ekonomike ishte një nga mbështetësit kryesorë.
Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e bankës, Hamide Pacolli-Gashi, tha se ky është një prej projekteve më domethënëse.
“Për Bankën Ekonomike është donacioni më fisnik që kemi mundur të bëjmë, sepse sot do të mundohemi t’u sjellim një buzëqeshje fëmijëve të cilët janë në shërim këtu në Spitalin e Pediatrisë, duke ju uruar atyre shërim dhe të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre”, tha Pacolli./Arbresh.info






Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...