Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.
Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.
Aktgjykimi është nxjerrë më 7 korrik nga një kolegj i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, i kryesuar nga gjyqtarja Delushe Halimi.
Gjykata e ka aprovuar kërkesëpadinë e paditësve, kompanive Enternet dhe Service Global, të cilat merren me shitjen dhe servisimin e arkave fiskale, raporton Paparaci. Lëndën në gjykatë për palën paditëse e ka përfaqësuar avokati Virtyt Ibrahimaga.
“APROVOHET e themeltë kërkesëpadia e paditësve: Enternet Shpk me numër unik identifikues 811557266, me seli në Rrafshi i Kosovës, nr.80, Prishtinë, dhe Konsorciumi Service Global, me numër unik identifikues 602193427, me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), me seli në Prishtinë”, thuhet në pikën e parë të dispozitivit të aktgjykimit.
“SHPALLET I PALIGJSHËM DHE SHFUQIZOHET Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, i publikuar në Gazetën Zyrtare më datë 16.04.2025”, sipas pikës së dytë të dispozitivit.
Gjykata gjeti se Udhëzimi Administrativ në fjalë ishte nxjerrë ne kundërshtim me ligjet.
Sipas aktgjykimit, ministri në dorëheqje nuk ka të drejtë të nxjerrë Udhëzime Administrative.
Gjykata, gjithashtu potencoi se qeveria në dorëheqje është e autorizuar që të ndërmarrë vetëm aktivitete të planifikuara të domosdoshme me planin vjetor paraprak të Qeverisë dhe buxhetin, si dhe nuk ka të drejtë të nxjerrë Udhëzime Administrative.
Në bazë të udhëzimit administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë Murati, bizneset e vjetra dhe të reja që nuk ishin pajisur deri më tash me arka fiskale nuk obligoheshin që ta bënin këtë, ndërsa të njëjtën duhet ta zëvendësojnë me paragona fiskalë, të cilët ishin përdorur nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut