Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar policët derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë, shkruan Arbresh.info.
“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 06.07.2024 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar njësitin policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore, por e ka refuzuar. Nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i cili e ka cilësuar veprën i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik