Policia e Kosovës është në kërkim të burrit, i cili dyshohet se sulmoi me sëpatë gruan e tij sot në Gadime të Lipjanit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Arbresh.info, se i dyshuari është identifikuar dhe se policia ende është në kërkim të kapjes së tij,
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale , ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Dyshohet se u sulmua me sëpatë nga bashkëshorti, kjo është gjendja shëndetësore e gruas
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...