Një person është arrestuar në Komoran pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person ditë më parë për shkak të një borxhi, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë sulmit dyshohet se i dyshuari kishte nxjerr një pistoletë dhe e kishte drejtuar nga viktima, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Komoran, Gllogoc / 23.01.2025 – 20:00. Pas hetimeve është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë për arsye të një borxhi kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Dyshohet se gjatë sulmit i dyshuari kishte nxjerr një pistoletë dhe e kishte drejtuar nga viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...