Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e Vetëvendosje-s në fshatin Studençan të Therandës.
Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor.
Ndër të tjerash është theksuar se sulmi ndaj shkollës është akt qyqar në vetvete, sidomos kur kjo është bërë me synim prishjen e tubimit të Lëvizjes, në të cilin merrnin pjesë kandidatët Donika Kadaj dhe Dugagjin Palushi.
“Nga policia presim zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes.Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.Por ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, e me fitoren e Lëvizjes krimi do të marrë goditjen më të madhe.Asgjë nuk e ndal fitoren me zemër!”, përfundohet në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje./Arbresh.info

Zarfi arrin në shtëpi, çka po ndodh?
Prishtina e nis me fitore fazën përgatitore, shkëlqen transf...
Bajrami kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe vep...
“Zarfi i zi në shtëpi”/ Kiara Tito surprizohet për ditëlindj...
Miniq dorëhiqet, në Republikën Sërpska hapet rruga për formi...
Cakolli: Çka po pret Prokuroria që s’po nis hetimet për mani...