Mbrëmë rreth mesnatës është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë së policit, Bane Jakovleviq në fshatin Rudarë të Zveçanit, por përveç dëmeve materiale nuk ka viktima apo të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55, ndërsa Jakovleviq në kohën e shpërthimit nuk ka qenë në shtëpi.
Mësohet se nga ky shpërthim janë thyer pothuajse të gjitha dritaret e shtëpisë.
Deri tani nuk dihen autorët dhe as motivi i këtij sulmi, ndërsa, Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.
“Polici Bane Jakovleviq i cili punon në njësitin e trafikut në Zveçan dyshohet të jetë i lidhur ngushtë me njerëz të përfshirë në kontrabandë dhe punë tjera kriminale. Atij ditë më parë i është djegur edhe lokali në veri të Mitrovicës”, kanë thënë burimet.
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu