Një person zyrtarë është sulmuar fizikisht të mërkurën në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Borovci tha se palët janë intervistuar ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasoj e një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
“Më datë 30.04.2025, rreth orës 10:15 është pranuar informata për një sulm fizik në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar palët e përfshira, dhe dyshimet janë ngritur se ngjarja ka rrjedhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që palët kishin mes vete. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, tha Borovci./Arbresh.info
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit