Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një ndalese.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën “Ahmet Krasniqi” të kryeqytetit.
I dyshuari, fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i ka sulmuar ata.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 07.08.2025 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, si dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Si pasojë e sulmit fizik dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...