Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka folur në lidhje me sulmin në Banjskë në veri të Kosovës ku humbi jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Begaj tregoi se e mori vesh këtë ngjarje të rëndë kur ishte në Vjenë pasi po kthehej nga Nju Jorku ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti tregoi se u habit kur mësoi lajmin, ndërsa për sulmin u shpreh se ishte një akt mjaft i rëndë terrorist.
“Me thënë të drejtën është një reagim i habitur për faktin që gjithë komuniteti ndërkombëtar ishte i fokusuar tek presioni që i bëhej palëve të uleshin dhe dialogonin rreth asaj që janë dakordësuar publikisht. Në fakt dëgjojmë të kundërtën, që është një akt mjaft i rëndë terrorist”, tha Presidenti.
Sipas kreut të shtetit, objektivi i sulmit ka qenë që të mos vazhdohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Armatimi pajisjet, apo municioni që u kap ka një vlerë të caktuar monetare, por nuk është kjo e gjitha. Kjo tregon që çfarë objektivi kanë pasur me këtë arsenal armatimi. Unë mendoj që objektivi ka qenë që të mos vazhdohet me marrëveshjen dhe të dyja palët të pretendojnë që dikush është fajtor”, tha Begaj./tvklan.al
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit