Situata në veri të Kosovës është e qetë, përjashtim disa provokime të vogla që bëhen nga pjesëtarë të grupeve të dyshuara kriminale që nuk mund të çojnë deri tek eskalimi i mëtejmë i situatës së sigurisë, thonë për arbresh.info qytetarët dhe zyrtarët policorë të cilët kërkuan të mbeten anonim.
Edhe pse janë vetëm pak orë pasi një patrullë e Policisë së Kosovës u sulmua me armë zjarri në Zveçanë, qytetarët mitrovicas nuk ndihen të rrezikuar për sigurinë e tyre.

Sipas qytetarëve krejt kjo situatë ka dirigjentin e saj që është Lista Serbe, e cila është duke i cytur nëpërmjet individëve që janë të përfshirë në grupet kriminale po mundohen ta paraqesin situatën e tensionuar./arbresh.info/

Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...