Mbrëmë në Komandën Qendrore të ShBA-së, Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së Pete Hegseth, Admirali i Komandës Qendrore Brad Cooper dhe Presidenti Donald Trump mbajtën një takim informues mbi operacionet e SHBA-së kundër Iranit. S
Hegseth tha se “sasia e fuqisë së zjarrit mbi Iranin dhe mbi Teheranin do të rritet ndjeshëm”.
Ai shtoi se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lejuar SHBA-në të përdorë bazën ushtarake Diego Garcia do ta ndihmonte Uashingtonin të intensifikonte sulmet, shkruan BBC.
“Ishte për të ardhur keq që britanikët nuk thanë që nga dita e parë, ‘Hej, vazhdoni dhe keni akses’”, tha Hegseth. “Por ia dolëm.”
Ndërkohë, kryeministri Sir Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar po dërgon tani katër avionë luftarakë shtesë Typhoon për t’u bashkuar me skuadronin e Britanisë në Katar.
Mbretëria e Bashkuar i ka lejuar ShBA-së të përdorë bazat britanike “për të kryer operacione mbrojtëse”, tha kryeministri.
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...