Derisa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, mori fjalën studentë të Lëvizjes Feministe Studentore i ndërkren fjalimin e tij me arsyen që rektori e ka shkelur rregulloren e UP së, që profesorin Xhevat Krasniqi nuk e ka shkarkuar.
“Fjalimi i rektorit sot nuk do të mbahet sepse rektori nuk ka folur as një fjalë nga 27 çikat protestuese. Ne kemi kërkuar qëndrim publik te rektori jo takim privat me dyer të mbyllura. Sepse sipas rregullores kundër ngacmimeve seksuale e cila është aktualisht në fuqi në UP procedurar brenda UP-së duhet të zhvillohen pavarura prej procedurës penale. Pra proceduar penale e heton një vepër penale që e ka kryer profesori, ngacmimin seksual si vepër penale, derisa rregullorja e heton ngacmimin seksual si shkelje etike, nene 11 pika 7 është shkelur me nënshkrimin e rektorit për suspendimin e profesorit Gjevat Kransiqi”, ka thënë aktivistja Blenda Asllani.
Sipas organizatoreve rektori Qerim Qerimi nuk do të kthehet më në konferencë, e cila më parë është ndërprerë me arsyetimin se do të vazhdojë pas pesë minutave./rtk


Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...