Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë.
Ajo ka thënë edhe se, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është interes kombëtar i Shqipërisë.
‘‘Viti 1999, ishte momenti kur bota pa padrejtësitë por pa edhe dinjitetin e një populli që kërkonte të jetonte i lirë. Viti 2008 ishte momenti kur Kosova e ktheu aspiratën në shtetësi, viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotët subjektiviteti të saj ndërkombëtar dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie historike për vendin e saj në Evropë. Kosova është prioritet absolut i politikës të jashtme të Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë solidariteti, është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është interes kombëtar i Shqipërisë’’, ka thënë ajo./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...