Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se është caktuar Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet e mundshme lidhur me dënimin e Mustafës.
Sipas njoftimit, kjo kërkesë vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme më 29 korrik dhe dënimit të ri për Mustafën nga Paneli i Gjykatës së Apelit më 10 shtator, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë për çështjen më të fundit në Gjykatën Kushtetuese e cila ka të bëjë me çështjen Salih Mustafa. Më 23 shtator 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi kërkesën e përbashkët të avokatit të viktimave dhe të ZPS-së lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e referimeve të tyre, sipas nenit 49 të Ligjit. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme më 29 korrik dhe dënimit të ri për Mustafën nga Paneli i Gjykatës së Apelit më 10 shtator. Lidhur me këtë kërkesë dhe çdo çështje përkatëse do të vendosin gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti”, thuhet në njoftimin e Speciales./Arbresh.info/
FBK-ja e dënon incidentin e ndodhur në Gjakovë, paralajmëron...
Mitrovicë, sulm ndaj stafit në Ortopedi
Me kërkesë të ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret...
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...