Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive nga ora 11:00.
Deputetët do të mblidhen pas aktgjykimit të publikuar ditën e hënë nga Gjykata Kushtetuese që solli rregulla të reja për konstituimin e Kuvendit.
Kushtetuesja përmes këtij aktgjykimi urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë dhe se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet për 30 ditë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sot është i obliguar që në votim të hapur ta ftojë subjektin më të madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, për të propozuar një kandidat për postin e kryeparlamentarit.
Rendi i ditës:
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...