Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Pjesë e diskutimit pritet të jetë edhe projekti hekurudhor Prishtinë-Durrës.
Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30.
AXHENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS:
11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)
11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...