Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë, parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim, ndersa në pjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët”, njofton IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndersa indeksi UV do të shenoj vlera mesatare.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, mesatare deri lokalisht e fortë.
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...