Subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do ta përmbyllin sot fushatën elektorale.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishte subjekti i parë që e mbylli fushatën, me tubimin përmbyllës të mbajtur mbrëmë.
Gjatë ditës së sotme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta përmbyllë fushatën elektorale në orën 14:00, në një nga hotelet e Prishtinës.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraparë përmbylljen e fushatës në orën 17:30, ndërsa në fund, nga ora 18:00, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet nacionale.
Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet, subjektet politike kanë të drejtë ta zhvillojnë fushatën deri në nisjen e procesit të votimit, i cili fillon nesër në orën 07:00.
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...