Në shenjë respekti për trashëgiminë e tij akademike, politike dhe institucionale, nesër në Kuvendin e Kosovës do të organizohen ceremonitë mortore për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili sot në mëngjes ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.
Fillimisht do të bëhen homazhet nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më pas do të mbahet akademia përkujtimore në orën 12:00 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 13:40, me nderime shtetërore, në varrezat e qytetit, në lagjen Arbëria.
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla