Fondacioni “Hasan Prishtina” organizon sot inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrin pjesë në inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë.
Në këtë inaugurim do të marr pjesë gjithashtu edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ngjarja do të zhvillohet nga ora 12:00, te Rr. “Hasan Prishtina”, lagja Priam Village./Arbresh.info/